Lidhje

Bush mbetet i  angazhuar për ndryshimin e regjimit në Bagdad - 2002-08-22


Presidenti Bush ka hedhur poshtë spekulimin mbi një sulm të afërt kundër Irakut. Presidenti Bush tha dje se heqja e Sadam Huseinit është në interes të botës. Por ai e konsideroi veten si një njeri të duruar që po shqyrton të gjitha mundësitë, përfshirë diplomacinë.

Ai premtoi se do të këshillohej me kongresin dhe aleatët e Shteteve të Bashkuara para se të vendosë për ndërmarjen e operacioneve ushtarake kundër Irakut.

Presidenti Bush tha se çështja e Irakut nuk u prek fare gjatë takimit në fermën e tij në Teksas me ekipin e tij të më të lartë të sigurimit, përfshirë nën presidentin Cheney dhe sekretarin e mbrojtjes Rumsfeld. Takimi u përqëndrua në shpenzimet e ardhshme ushtarake dhe modernizimin e ushtrisë.

XS
SM
MD
LG