Lidhje

Kuarteti: punonjësit e ndihmave të hyjnë në territoret palestineze - 2002-08-23


Një grup ndërkombëtar pune po bën thirrje që punonjësit e ndihmave të lejohen të futen lirisht në territoret palestineze, në mënyrë që të shmanget një krizë humanitare. Grupi i punës paralajmëroi për rrezikun e shkatërrimit të ekonomisë dhe keqësimit të gjendjes humanitare në territoret palestineze pas gati dy vjetësh konflikti me Izraelin. Grupi i punës u dha sot fund bisedimeve dy ditëshe në Paris me zyrtarë palestinezë dhe izraelitë. Grupi i punës përfshin përfaqësues të të ashtu-quajturit “kuartet” të përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara si dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare për ndihma.

XS
SM
MD
LG