Lidhje

Administrata amerikane kundër vendimit të gjykatës së fshehtë - 2002-08-23


Administrata e presidentit Bush vendosi të apelojë vendimin e një gjykate sekrete amerikane, e cila hodhi poshtë kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, John Ashcroft, për t’i dhënë Departamentit të Drejtësisë kompetenca të reja në aspektin e shkëmbimit të informacionit.

Apelimi u paraqit sot, të njëjtën ditë që komisioni i senatit për çështje juridike bëri të njohur vendim që gjykata, e cila mbikqyr aspektin më delikat të përgjimit nga ana e qeverisë amerikane, mori në maj të këtij viti.

Në vendimin e saj, gjykata thekson se kërkesa për të lejuar hetuesit dhe prokurorët të shkëmbejnë informacion nuk është një proces i arsyeshëm përsa i përket mbrojtjes së të drejtësë së jetës private të qytetarëve amerikanë.

Departamenti i Drejtësisë thotë se vendimi i gjykatës kufizon përpjekjet e forcave të rendit për të hetuar personat e dyshuar si terroristë.

XS
SM
MD
LG