Lidhje

Imuniteti jo kusht për anëtarësim në NATO - 2002-08-23


Një ligjvënës amerikan tha se vendet që nuk pranojnë t’u garantojnë qytetarëve amerikanë imunitet nga gjykata ndërkombëtare për krimet, nuk do të humbasin mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësim në NATO.

Senatori John McCain e bëri këtë koment sot, pas një takimi në Ljubljanë me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë. Anëtari i komisionit të senatit amerikan për forcat e armatosura e bëri këtë koment në përgjigje të njoftimeve të kohëve të fundit se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të ndihmës ushtarake për vendet që nuk mbështesin kërkesën amerikane.

Kjo përbën një dilemë për vendet që kërkojnë anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, pasi BE mbështet gjykatën e re për krime lufte në Hagë.

BE ende nuk ka hartuar një politikë përsa i përket çështjes së imunitetit. Mirëpo, një zëdhënës i organizatës tha kohët e fundit se pret që vendet kandidate për anëtarësim të presin derisa blloku të marrë një vendim para se ato të arrijnë marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara.

Sllovenia është mes disa vendeve ish-komuniste që kërkojnë strehim në Nato dhe në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG