Lidhje

Prishtinë: Mijëra vetë protestojnë ndaj arrestimeve - 2002-08-23


Në Prishtinë mijëra vetë protestuan sot ndaj arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Korrespondenti ynë Besim Abazi, njofton se pjesëmarrësit kritikuan institucionet e Kosovës, që kanë bërë thirrje për ndërprerjen e protestave.

Ndër të kritikuarit ishin edhe Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi dhe kryetari i parlamentit, Nexhat Daci.

Zoti Rexhepi deklaroi para disa ditësh se i ka kërkuar Këshillit Organizues të protestave, që ato të ndërpriten dhe të lejohet ligji të veprojë.

Por protestuesit thanë sot se protestat do të ndalen kur të lirohen të arrestuarit.

Politikanët shqiptarë i kanë quajtur arrestimet të motivuara politikisht, ndërsa UNMIK-u këmbëngul se ato janë bërë në bazë të provave.

Departamenti i Shtetit, shprehu dje mbështetjen për UNMIK-un dhe tha se arrestimet nuk kanë të bëjnë me politikën.

XS
SM
MD
LG