Lidhje

Bota duhet spastruar nga terroristët - 2002-08-25


Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po bëjnë përparim në luftën kundër terrorizmit. ”Kjo është një lloj tjetër lufte nga ato me të cilët jemi mësuar”, ka thënë presidenti Bush. ”Kjo nuk është luftë ku këmbësoritë marrshojnë përmes fushave apo fshihen nëpër shkurre apo skuadriljet e aeroplanëve fluturojnë në qiej. Kjo është një luftë, ku udhëheqësit fshihen shpellave dhe dërgojnë të rinj me misione vetëvrasëse”, tha presidenti Bush. Angazhimi në një luftë të tillë kërkon mënyra të reja të të menduarit, kërkon që forcat amerikane të lëvizin më me shpejtësi dhe të jenë më vdekjeprurëse kur sulmojnë.

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të çrrënjosin rrjetin terrorist al-Qaida të Osama bin-Ladenit, si dhe grupet e tjera terroriste në botë. Siç është shprehur presidenti Bush, ”nuk ka shpella aq të thella sa ne të mos i arrijmë. Forcat amerikane do t’i gjejnë dhe do ti asgjësojnë”. Presidenti ka thënë se Amerika e vlerëson si duhet këtë sfidë: Pavarësisht se sa do të zgjasë kjo luftë, ka thënë zoti Bush, Amerika do të mbrojë liritë e saj”.

Që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, vendet në mbarë botën i janë përgjigjur masivisht luftës së Shteteve të Bashkura kundër terrorizmit. Rreth 70 vende po e mbështesin në mënyrë aktive këtë luftë. 20 prej tyre kanë hedhur në terren forca ushtarake. Në Afganistan, partnerët e koalicionit të Amerikë po japin ndihmesën e tyre me më shumë se 8 mijë trupa.

Po t’i radhisim ngjarjet shkurtimisht: Shtetet e Bashkaura dhe aleatët e tyre çliruan Afganistanin nga kthetrat e regjimit ekstremist taleban. Si rezultat, gratë u kthyen në vendet e punës jashtë shëtpisë dhe vajzat nëpër shkolla. Trupat e koalicionit anti-terrorist vazhdojnë të qendrojnë në Afganistan për të krijuar një mjedis sigurie për qeverinë e re. Për më tepër, Shtetet e Bahskura dhe aleatët e tyre po japin qindra milionë dollarë për të ndihmuar në rindërtimin e vendit dhe për të ushqyer popullin afgan.

Gjetkë, policia dhe agjencitë e shërbimeve të fshehta po bashkëpunojnë ngushtë për çrrënjosjen e organizatave terroriste. Këto përpjekje po japin rezultat. Më shumë se 90 vende kanë arrestuar apo ndaluar rreth 2 mijë e 400 terroristë e përkrahës së tyre. Në përpjekje të tjera, Shtetet e Bashkuara po stërvisin dhe pajisin me mjete forcat ushtarake gjeorgjiane dhe filipinase për të përmirësuar aftësitë e tyre anti-terroriste.

Presidenti Bush ka thënë: ”Unë e di se ne do të dalim fitimtarë në luftën kundër terrorit. Duke qenë të vendosur, të fuqishëm dhe të paepur, ne do të vendosim paqen jo vetëm për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre, por mund të bëjmë të njëjtën gjë në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Jugore”.

XS
SM
MD
LG