Lidhje

Trupat gjeorgjiane përparojnë në rajonin e trazuar - 2002-08-25


Trupat gjeorgjiane kanë përparuar në rajonin e trazuar të grykës së Pankisit në kufi me Çeçeninë, në kuadër të një inkursioni që synon të shfarosë kryengritësit anti-rusë, të cilët Rusia mendon se i kanë bazat në atë zonë.

Presidenti gjeorgjian Eduard Shevërnaze tha sot se operacioni me rreth 1 mijë e 500 ushtarë dhe forca speciale tregon fuqinë e Gjeorgjisë dhe aftësinë e saj për ti zgjidhur problemet me forcat e veta. Rusia ka ushtruar trysni ndaj Gjeorgjisë që ta lejojë të ndërmarrë një operacion ushtarak për të shfarosur rajonin nga kryengritësit çeçenë, por Tbilisi nuk ka pranuar.

Presidenti Shevërnaze tha se operacioni ushtarak është i nevojshëm për të shfarosur nga kjo zonë kriminelët dhe terroristët.

Dislokimi i trupave bëhet një ditë pasi Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë për nxitjen e tensioneve me Gjeorgjinë, duke thënë se aeroplanët rusë kishin bombarduar pa dallim fshatrat në grykën e Pankisit. Inkursionet ruse të së premtes u konfirmuan nga Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë.

Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Gjeorgjisë filloi manovra ushtarake në afërsi të pjesës jugore të grykës së Pankisit. Manovrat pritet të zgjasin 2 deri 3 javë.

XS
SM
MD
LG