Lidhje

Nigeri: Një grua dënohet me vdekje - 2002-08-26


Më 19 gusht një gjykatë e lartë islamike në shtetin Katsina të Nigerisë hodhi poshtë një apelim të Amina Lawal, një grua e dënuar me vdekje duke u qëlluar me gurë nën akuzat për marrëdhënje seksuale jashtë martesore. Zonja Lawal u dënua në muajin mars kur lindi një vajzë më shumë se 9 muaj pasi ishte divorcuar. Burri që ajo thotë se është babai i vajzës ishte liruar nga akuza për mungesë provash.

Marrëdhënjet seksuale jashtë martersës konsiderohen si mëkat nga shumë besime fetare. Në disa vende dhe nga disa besime fetare mëkatet mund të trajtohen edhe si krime. Sot në Nigeri 12 nga 36 shtetet kanë vendosur të zbatojnë ligjin islamik ose Sharia, ndaj qytetarëve myslimanë. Në shtetet e tjera ose për qytetarët jo-myslimanë, këto ligje nuk zbatohen. Disa nigerianë, përfshirë këtu edhe Prokurorin e përgjithshem të Nigerisë, besojnë se zbatimi i ligjit të rreptë Sharias, përbën shkelje të kushtetutës së Nigerisë dhe angazhimeve të saj Ndërkombëtare. Por për këtë çështje nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.

Amina Lawal u gjykua nga një gjykatë islamike sepse ajo jeton në shtetin Katsina, njëri prej shteteve që ka vendosur të zbatojë ligjin e rreptë islamik sharia. Avokatët e saj pohojnë se do ta apelojnë dënimin në një gjykatë më të lartë islamike, e po të jetë nevoja, në Gjykatën e Lartë të Nigerisë. Ky rast mund të shkaktojë një përplasje midis autoriteteve civile dhe fetare nigeriane dhe mund të përfundojë në një vendim të Gjykatës së Lartë mbi kushtetutshmerinë e dënimeve të tilla në bazë të ligjit të ashpër Sharia, që dënon me vdekje duke qëlluar me gurë, me prerje koke ose gjymtime.

Gjykata islamike që ka dënuar zonjën Lawal ka urdhërua që dënimi i saj të mos zbatohet deri në Janar të vitit 2004 deri sa ajo t’i presë gjirin vajzës së saj të vogël. Një shenjë shpresë-dhenës është se rasti i një gruaje tjetër që ishte dënuar me vdekje më parë për marrëdhënje seksuale jasht-martesore është hedhur poshtë nga gjykata e apelit. Në Nigeri ende nuk është zbatuar ndonjë dënim me vdjeke duke goditur me gurë.

Pjesa më e madhe e botës është e një mendimi se goditja për vdekje me gurë e një personi është praktikë barbare e mizore dhe shkelje e të drejtës bazë të njeriut. Kjo ëshjtë arsyeja që njerzit në Nigeri, në Amerikë, në Britaninë e Madhe, në Francë, në Suedi dhe vende të tjera kanë ngritur zërin kundër dënimit të zonjës Lawal. Innocent Chukwuma e Qendrës së Edukimit për zbatimin e ligjit me seli në Lagos thotë se ”Nëse dikush mund të dënohet me vdekje për marrëdhënje seksuale jasht-martesore, atëherë demokracia jonë nuk ka kurfarë kuptimi.”

Zëdhenësi i Departamenti të Shtetit, Philip Reeker, ka thenë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shikojnë që zonjës Lawal t’i garantohet procesi i duhur ligjor, si asnjanësia dhe drejtësia. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Nigerisë që të sigurojë që gjatë shqyrtimit të rastit të zonjës Lawal ose të çdo dënimi tjetër të veprojë në përputhje me standardet dhe ligjin Ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG