Lidhje

Rifilloi në Hagë gjykimi i Sllobodan Millosheviçit - 2002-08-26


Gjyqi i ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç, nën akuzat për krime lufte, rifilloi në Hagë, pas një ndërprerjeje një mujore.

Pushimi i planifikuar veror, i dha mundësi të çlodhet 61 vjeçarit Millosheviç, i cili po mbron vetveten në gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krime lufte.

Në korrik, mjekët paralajmëruan se ai kërcënohej seriozisht nga një infarkt në zemër.

Sot zoti Millosheviçi mori në pyetje një mësues shqiptar, Muharrem Dashi që pretendon se ka parë trupat e disa viktimave shqiptare në rrënojat e fshatit Stagovo, për të cilin ai thotë se u shkatërrua nga forcat qeveritare.

Dëshmitari pranoi se kishte qenë anëtar i UÇK-së, por nuk kishte marrë pjesë në luftime. Ai tha se kjo lëvizje kishte patur si synim mbrojtjen e shqiptarëve nga ajo që ai e quajti masakër.

Deri më 13 shtator prokurorët duhet të përfundojnë procesin gjyqësor për Kosovën dhe më pas seancat do të përqendrohen në luftrat e Kroacisë dhe Bosnjes.

Ish-udhëheqësi jugosllav përballet me mbi 60 akuza për krime lufte dhe genocid, në konfliktet e viteve 90 në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

XS
SM
MD
LG