Lidhje

Këshilli i Sigurimit të Maqedonisë dënon vrajen e 2 policëve në Gostivar - 2002-08-26


Këshilli i Sigurimit të Maqedonisë dënoi vrajen e 2 policëve në Gostivar dhe e quajti këtë një akt terrorist me qëllime politike.

Edhe Shtetet e Bashkuara dënuan atë që e cilësojnë si vrasje kriminale dhe të pakuptimtë të dy policëve maqedonas.

Një zëdhënës i Departamenti të Shtetit tha se të shtënat me armë zjarri nga një makinë në lëvizje ishin një akt prej frikacakësh dhe dëmton marrëveshjen që ka për synim të pakësojë tensionet etnike dhe të krijojë një shtet demokratik e të përparuar në Maqedoni.

Ndërkaq ambasadorët e vendeve perëndimore, të cilët po ashtu e dënuan aktin, i shprehën mbështetje policisë maqedonase për gjetjen e autorit të vrasjes. Shumica e partive politike e shikojnë këtë akt si një hap që ka për qëllim pengimin e proceseve zgjedhore.

Autoritetet maqedonase kanë arrestuar një numër personash lidhur me sulmin gjatë natës kundër dy policëve, të cilët po patrullonin në afërsi të Gostivarit.

Shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni, Vraig Jannes, shprehu mendimin se incidenti ishte një akt kriminal pa motive politike.

Incidenti ndodh ndërkohë që në Maqedoni janë ngjallur shqetësimet për rritjen e dhunës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 15 shtatorit. Këto do të jenë zgjedhjet e para në Maqedoni pas luftimeve të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG