Lidhje

Shira të rrëmbyer kërkënojnë Kinën - 2002-08-26


Stuhi të fuqishme dhe shira të rrëmbyer goditën sot pjesë të Kinës Qëndrore, duke ringjallur frikën se liqeni i dytë për nga madhësia mund të vërshojë edhe përmes një sërë digash që po pengojnë ujrat e tij të fryra.

Nivelet e ujit në liqenin Dongting në provincën Hunan filluan të bien dje, pasi u qetësua vërshimi i ujrave në lumin Yangtze. Mirëpo, metereologët parashikojnë që në rajon të bien 70 milimetra shi gjatë ditëve të ardhshme, që mund të çojë në përmbytje të reja.

Vala përmbytëse në Yangtze po drejtohet tani nga qyteti industrial i Wuhanit dhe pritet të godasë nesër qytetin me 7 milionë banorë.

XS
SM
MD
LG