Lidhje

Boucher: Roli i SHBA në Nato nuk do të ndryshojë - 2002-08-27


Qeveria amerikane nuk po i kushton rëndësi një njoftimi, sipas të cilit roli i Shteteve të Bashkuara në Nato mund të ndryshojë në se vendet evropiane nuk u garantojnë forcave amerikane imunitet ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Duke iu përgjigjur një artikulli të botuar në numrin e djeshëm të gazetës New York Times, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher, tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara fuqimisht në Nato. Por ai tha se qeveria amerikane do të vazhdojë përpjekjet për të arritur marrëveshje imuniteti me shtete të veçanta të Bashkimit Evropian.

Qëllimi, tha ai, është që të mos kemi pengesa për forcat amerikane, që marrin pjesë në operacione ndërkombëtare sigurimi.

Administrata e presidentit Bush është kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ngaqë shqetësohet se trupat amerikane mund të bëhen objekt persekutimesh të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG