Gjendja në pikat e kalimeve kufitare të Kapshticës e Kakavijës ka filluar të normalizohet. Nëpunësit grekë të kufirit punuan gjatë natës me ritme më të shpejta në kryerjen e praktikave kufitare për njerëzit dhe automjetet nga Shqipëria.
Shumë emigrantë janë detyruar që të shtyjnë apo anulojnë udhëtimet e tyre drejt Greqisë, për shkak të gjendjes së krijuar. Disa të tjerë kanë lënë automjetet në Shqipëri, që të kalojnë më shpejt kufirin.
Zyrtarët shqiptarë thonë se numri i emigrantëve që kishin ardhur nga Greqia ishte 120 deri në 150 mijë.
Shteti shqiptar ka pësuar disa milionë dollarë për shkak të mosrealizimit të marrëdhieve tregëtare. Po ashtu edhe plani i realizimit të të ardhurave doganore ka rënë ndjeshëm gjatë këtyre 10 ditëve të krizës në kufi.