Lidhje

Kina hedh poshtë akuzat se mbyll disidentë në çmendina - 2002-08-27


Kina mohoi me zemërim akuzat se mbyll disidentë politikë në spitale psikiatrike, por nuk ka thënë nëse do të lejonte një ekip ndërkombëtar të bënte hetime. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme hidhen poshtë si të papërgjegjshme pretendimet se qindra kundërshtarë politikë janë mbyllur në institucione psikiatrike. Në deklaratë theksohet se rregullat e administrimit në spitalet psikiatrike të Kinës si edhe procedurat e shtrimit në këto institucione janë shumë të rrepta. Në deklaratë nuk përmendet votimi i djeshëm i Shoqatës Botërore të Psikiatrisë për të dërguar një mision që të hetojë njoftimet rreth shkeljeve në spitalet psikiatrike të Kinës. Kina akuzohet se po përdor spitalet psikiatrike për të mbytur zërin e anëtarëve të lëvizjes së jashtëligjshme medituese Falun Gong, të veprimtarëve sindikalistë dhe të disidentëve politikë.

XS
SM
MD
LG