Lidhje

Arrestim për ata që fotografojnë objektet e KFOR-it - 2002-08-27


Forcat paqeruajtëse në Kosove thanë sot se fotografimi apo filmimi i objekteve të KFOR-it është i ndaluar rreptësisht dhe të gjithë ata që kapen duke bërë veprime të tilla do të arrestohen.

Komentet e sotme pasuan arrestimin e të paktën shtatë personave, pesë prej të cilëve algjerianë, të cilët javën e kaluar u kapën duke fotografuar objektet e forcave paqeruajtëse.

Ndërkohë zyrtarë të UNMIK-ut kanë hedhur poshtë pohimet e koalicionit serb Kthimi për ekzsistencën e një varreze masive me trupa serbësh të vrarë në komunën e Suharekës, gjatë luftës në Kosovë.

Zëdhënësja e UNMIK-ut, Susan Manuel hodhi gjithashtu poshtë si të pabaza pohimet e udhëheqëses të grupit parlamentar serb, Rada Traikoviç, se në listën e personave që kërkohen nga autoritetet e policisë ndërkombëtare për t’u arrestuar, bëjnë pjesë edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi. ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjeneral, Agim Çeku.

XS
SM
MD
LG