Lidhje

Bllokohen përpjekjet për ristrukturimin e Jugosllavisë - 2002-08-27


Presidenti i Jugosllavisë, Vojisllav Koshtunica, tha se përpjekjet për hartimin e një kushtetute të re për ristrukturimin e Jugosllavisë janë bllokuar.

Zoti Koshtunica e bëri këtë koment sot, pasi udhëheqës të Serbisë dhe Malit të Zi nuk u paraqitën dje për të marrë pjesë në takimin që ishte parashikuar për këtë çështje.

Kryeministri serb, Zoran Xhinxhiç, dhe homologu i tij malazez, Filip Vujanoviç, e anulluan takimin pasi bënë të njohur një projekt- kushtetutë më të hershme që do të shërbejë për të vënë themelet e një shteti të ri të përbashkët.

Projekt-kushtetuta parashikon një bashkim të lirë të quajtur Serbia dhe Mali i Zi, me presidentin, parlamentin, ushtrinë dhe gjykatat e tij që do të zëvendësonin institucionet e tanishme federale.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, i cili ndërmjetësoi në bisedimet për arritjen e marrëveshjes, pritet të shkojë këtë javë në Jugosllavi për të ndihmuar në rifillimin e negociatave.

XS
SM
MD
LG