Lidhje

Përvjetori i bombardimeve të ambasadave - 2002-08-27


Më 7 gusht të vitit 1998, në ambasadat e Shteteve të Bashkuara në Nairobi të Kenyas dhe Dar es Salaam të Tanzanisë u kryen shpërthime terroriste. Shpërthimet shkaktuan vdekjen e rreth 220 civilëve dhe plagosjen e më tepër se 500 të tjerëve.

Tre muaj më vonë, më 4 nëntor të vitit 1998, një gjykatë federale e New Yorkut akuzoi për këto sulme Osama Bin Ladenin, kreun e organizatës terroriste Al-Kaida, si dhe Muhammad Atefin, komandantin ushtarak të kësaj organizate. Ata u akuzuan lidhur me shpërthimet në Nairobi dhe Dar es Salam dhe komplotin për vrasjen e amerikanëve jashtë Shteteve të Bashkuara.

Në aktpadi dokumentoheshin përpjekjet e grupit al-Kaida për të zbatuar urdhrat e Osama Bin Ladenit për vrasjen e amerikanëve në vende të ndryshme të botës. Komplotuesit u akuzuan se kishin vënë në shënjestër personelin ushtarak amerikan. Në aktpadi vihej në dukje se al-Kaida funksiononte më vete si edhe nëpërmjet grupeve terroriste aleate.

Në aktpadi bin Ladeni akuzohej edhe për blerjen e ndërtesave që shërbejnë si depo për ruajtjen e lëndëve plasëse, transportimin e armëve dhe krijimin e kompanive të rreme për financimin dhe mbulimin e veprimtarive terroriste të al-Kaidës.

Në vendstrehimet që al-Kaidës iu ofruan nga Afganistani nën regjimin taleban, Osama bin Ladeni, Muhammad Atefi dhe pjesëtarë të tjerë të aL-Kaidës mundën t’i shpëtonin kapjes dhe të vrisnin mijëra njerëz në sulmet terroriste të 11shtatorit kundër Qendrës Botërore të Tregëtisë dhe Pentagonit. Por përgjigjia e menjëhershme nga ana e Shteteve të Bashkuara ndaj sulmeve terroriste bëri që drejtësia të çohet në vend përsa i përket Muhamed Atefit, për të cilin thuhet se u vra gjatë sulmeve ajrore amerikane. Për më tepër, përmbysja e regjimit taleban nga pushteti, i mohoi grupit al-Kaida edhe vendstrehimin në Afganistan.

Siç tha presidenti George W. Bush, “Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë ngushtë me qeveritë e vendeve të tjera për t’u mohuar terroristëve strehë, ku ata të mund të stërviten, fshihen dhe të mbledhin fonde për organizatën e tyre. Kjo përpjekje, tha presidenti Bush, do të jetë një betejë e gjatë, por e nevojshme për të mirën e botës, për paqen në botë dhe për lirinë.”

XS
SM
MD
LG