Lidhje

AKSH merr përgjegjësinë për vrasjen e dy policëve maqedonas - 2002-08-27


Në Maqedoni, Armata Kombëtare Shqiptare mori përgjegjësinë për sulmin, në të cilin u vranë dy policë maqedonas.

Në një komunikatë që u dërgoi mjeteve të informimit në Shkup, AKSH thotë se kishte kryer sulmin e djeshëm në qytetin e Gostivarit, si pasojë e të cilit u vranë dy policët.

Në të njëjtën kohë, grupi i armatosur u bën thirrje shqiptarëve që shërbejnë në forcat policore të Maqedonisë që të largohen nga detyra dhe të bashkohen me të.

Shtetet e Bashkuara e shikojnë Armatën Kombëtare Shqiptare si grup ekstremist dhe u kanë mohuar udhëheqësve të saj të drejtën e hyrjes në Amerikë.

Vitin e kaluar, presidenti Bush nënshkroi një urdhër ekzekutiv, sipas të cilit qytetarëve amerikanë nuk u lejohet të zhvillojnë veprimtari financiare me udhëheqësit e grupit.

Incidenti i fundit ka ngjallur shqetësim për rritjen e dhunës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 15 shtatorit në Maqedoni. Këto janë zgjedhjet e para në këtë vend që nga përfundimi i kryengritjes së armatosur shqiptare të vitit të kaluar.

Dy policët e vrarë u varrosën sot në qytetin e Gostivarit.

XS
SM
MD
LG