Lidhje

Terrori kimik i Sadamit - 2002-08-28


Populli irakian duhet ta çlirojë veten nga Sadam Huseini për shumë arsye. Asnjeri nuk duhet të ketë kurrëfarë dyshimi, tha presidenti George W. Bush se diktatori irakian po mban një qëndrim mospërfillës ndaj gjithë botës, se ai ka përdorur gaz helmues ndaj popullit të vet, se ai personifikon trazira në rajonin e tij, se ai dëshiron të ketë armë të shkatërrimit në masë.

Saddam Huseini ka përdorur për një kohë të gjatë armët e shkatërrimit në masë. Ai dha urdhër për përdorimin e armëve kimike kundër forcave iraniane në luftën Irak-Iran nga viti 1980 deri më 1988. Nga ai konflikt humbën jetën qindra mijëra irakianë dhe iranianë. Zyrtarët irakianë mburreshin se armët e tyre kimike do të shkatërronin forcat iraniane. “Ne kemi një insekticid të caktuar për çdo insekt, thuhej në radion plot propagandë të Irakut, Zëri i Masave.

Në shkurt të vitit 1987, Sadam Huseini i dha urdhër kushëririt të tij, Ali Hasan al-Maxhid që të shtypte një revoltë të kurdëve. Ali Hasan al-Maxhid njihej si Aliu kimik. Forcat e tij vranë mijëra burra, gra dhe fëmijë, duke përdorur gazra vdekjeprurës. Qyteti Halabja u godit më rëndë. Shumë njerëz rrëzoheshin rreth nesh dhe vdisnin, kujton një person që mbijetoi. Mbi 5 mijë veta vdiqën nga simptoma të tmerrshme. Dhjetra mijëra të tjerë u plagosën.

Qendrat irakiane të armëve kimike u dëmtuan rëndë nga sulmet ajrore të forcave të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara gjatë luftës së Gjirit Persik në vitin 1991, luftë kjo që pati si synim çlirimin e Kuvajtit nga forcat pushtuese të Irakut. Megjithë misionet vëzhguese të Kombeve të Bashkuara, Iraku ka rindërtuar qendra plotësisht të përshtatshme për të mbështetur prodhimin e gazit nervor vdekjeprurës dhe është pothuajse e sigurt që Iraku ka ende mjetet për shpërndarjen e këtij gazi.

Gjatë viteve 80-të, Iraku zhvilloi programin më të përparuar të armëve biologjike në Lindjen e Mesme. Në këtë program përfshihen anthraksi me armë, botulinumi si dhe bakterie e helme të tjera vdekjeprurëse. Sulmet ajrore të koalicionit shkatërruan shumë prej këtyre qendrave, por arsenalet e armëve biologjike ende mund të ekzistojnë. Më kërcënues se çdo gjë tjetër është fakti që Iraku përpiqet gjithashtu të sigurojë armë bërthamore.

Saddam Huseini e ka treguar se nuk ekziston asnjë armë që ai nuk synon ta përdorë; asnjë krim për të cilin ai nuk do të japë urdhër të kryehet në mënyrë që të ruajë regjimin e tij shtypës. Siç u shpreh presidenti Bush, ne nuk mund t’u zëmë besë fjalëve të tiranëve, të cilët nënshkruajnë me solemnitet traktate për mospërhapjen e armëve dhe pastaj i shkelin ato sistematikisht. Në botën që ne jetojmë, tha presidenti, e vetmja rrugë drejt sigurisë është rruga e veprimit.

XS
SM
MD
LG