Lidhje

Vazhdojnë problemet në kufirin Shqipëri-Greqi - 2002-08-28


Lëvizja e qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë vazhdon të ketë probleme. Në pikat kufitare të Kakavijë dhe Kapshticës, në anën greke vazhdon të ketë ndërprerje të shpeshta të praktikave kufitare.

Dje situata kishte filluar të lehtësohej në këto pika, ku emigrantët shqiptarë, prej 12 ditësh presin që të kalojnë kufirin nga Shqipëria për në Greqi, ku jetojnë dhe punojnë.

Sipas zyrtarëve shqiptare, 120 deri në 150 mijë emigrantë kishin shkuar në Shqipëri për të kaluar pushimet.

XS
SM
MD
LG