Lidhje

Propozim për krijimin e shtetit palestinez deri në vitin 2005 - 2002-08-28


Danimarka, kryetarja e radhës e Bashkimit Evropian, bëri thirrje për krijimin e një shteti të pavarur palestinez deri në vitin 2005, si pjesë e një plani për ringjalljen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Ministri i Jashtëm danez, Per Stig Moeller, tha sot se ai do ta paraqesë këtë propozim në takimin jozyrtar të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian që do të mbahet në Danimarkë nga fundi i javës.

Ai tha se plani prej tre fazash parashikon garantimin e sigurisë në Izrael dhe në qytetet e pushtuara të Bregut Perëndimor si edhe zbatimin e reformave palestineze, përfshirë hartimin e një kushtetute dhe ngritjen e një sistemi të pavarur gjyqësor.

Zoti Moeller tha se reformat palestineze nuk mund të zbatohen nëse palestinezët nuk janë të bindur se krijimi i shtetit të tyre të pavarur është një objektiv i realizueshëm.

XS
SM
MD
LG