Lidhje

Komisioni Evropian: 500 milionë dollarë për përmbytjet - 2002-08-28


Komisioni Evropian propozoi ngritjen e një fondi për raste urgjente prej të paktën 500 milionë dollarësh për të ndihmuar vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet kandidate për anëtarësim në këtë organizëm, të goditura nga përmbytjet e këtij muaji.

Presidenti i Komisionit, Romano Prodi, tha se fondi i propozuar do të jetë një demonstrim i solidaritetit evropian ndaj vendeve të tilla si Gjermania, Austria, Sllovakia dhe Republika Çeke, ku përmbytjet shkaktuan dëme prej miliarda dollarësh.

Komisioni thotë se fondi do të ndihmojë fillimisht shtetet e goditura rëndë nga përmbytjet dhe më pas do të përdoret në raste katastrofash. Fondi do të ketë fillimisht rezerva prej 500 milionë deri në 1 miliard dollarësh dhe mund të dyfishohet në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG