Lidhje

Maqedoni:  Ali Alhmeti kërcenohet me arrestim - 2002-08-28


Ministria e brendshme e Maqedonisë tha sot se kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, Ali Ahmeti do të arrestohet nëse jeta e policëve nuk do të kërcënohet në operacionin për arrestimin e tij.

Ministria e brendshme e Maqedonisë tha se hyrja e zotit Ahmeti në parlamentin e ardhshëm do të ishte një e keqe më e madhe sesa arrestimi i tij.

Ministria e brendshme akuzoi gjithashtu 3 shqiptarët që mbahen në ndalim, në lidhje me vrasjen e dy policëve maqedonas në Gostivar, Ramazan Jaoski, Selam Selami dhe Sulejman Sulejmani për organizimin e vrasjes së tyre dhe tha se tashmë janë bërë akuza ndaj tyre për mbajtje ilegale armësh. Zëdhënësi i ministrisë Vojsllav Zafirovski, ka thënë se akuzat do të zgjerohen.

Ministria e brendshme e Maqedonisë thotë se një nga të arrestuarit, Ramazan Jaovski nga fshatin Kollare e Kërçovës është kushëri i Ali Ahmetit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij dhe e akuzojnë atë për vrasje civilësh.

Një nga tre të arrestuarit, Selman Selmani është dërguar në qendrën spitalore në Shkup ku është operuar për hemoragji celebrale të shkaktuar nga tensioni i lartë, sipas njoftimeve zyrtare të dhëna nga zëdhënësi i ministrisë së brendshme Vojsllav Zafirovski. Zëdhënësi tha se gjendja e tij është e qëndrueshme pas operacionit, megjithatë burime të pavarura nuk kanë konfirmuar ndonjë gjë në lidhje me gjendjen e tij shëndetsore.

Ministria e brendshme akuzon persona nga Kosova si ekzekutues të vrasjes pa dhënë emrat e tyre dhe thotë se ka të dhëna për këta njerëz. Megjithatë, ende nuk është dhonë ndonjë informacion për persona të tillë. Ministria e brendshme e quan dorëzimin e armëve nga ish UCK-ja një farsë dhe vazhdon të ngulë këmbë në deklaratat për futjen e grupeve nga Kosova dhe Shqipëria në Maqedoni.

Drejtori i zyrës për siguri publike, Goran Mitevski ka thënë sot se bëhet fjalë për rreth 200 persona të ndarë në grupe të vogla dhe se numri i tyre është në rritje.

XS
SM
MD
LG