Lidhje

Butrint: zbulohet një statujë e lashtë - 2002-08-28


Arkeologët që po punojnë në qytetin e lashtë të Butrintit në Shqipëri thonë se kanë bërë një zbulim të rëndësishëm, duke gjetur një statujë mermeri që mendojnë të jetë 2 mijë vjeçare.

Në fillim skulptura u dyshua se i përkiste perëndeshës romake të Minervës, por tani arkeologët thonë se statuja i përket një perandori romak.

Shkencëtarët thonë se trupi i statujës ka shumë gërvishtje, që ndoshta i kanë bërë të krishterët e hershëm që ishin kundër adhurimit të idhujve.

Qyteti i lashtë i Butrintit, është banuar që nga kohërat parahistorike nga qytetërime të ndryshme, që kanë lënë pas një trashëgimi të pasur veprash antike nga historia e tyre. Në vitin 1992, UNESCO-ja e deklaroi Butrintin trashëgimi botërore.

Gërmimet në Butrint filluan në vitin 1928. Që atëherë, në këtë qytet antik janë zbuluar rrënoja, mozaikë dhe thesare të lashtësisë.

XS
SM
MD
LG