Lidhje

Një maroken akuzohet për lidhje me 11 shtatorin - 2002-08-29


Autoritetet gjermane kanë akuzuar një maroken se ka bashkëpunuar në sulmet terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara. Prokurorët thanë dje se 28 vjeçari Mounir El Motassadeq menaxhonte një llogari bankare për Marwan Al-shehhi, i cili pilotoi njërin prej avionëve në Qendrën Botërore të Tregtisë. Prokurorët thonë se në periudhën maj-nëntor të vitit 2000, në llogarinë e tij ishin transferuar shuma të mëdha parash për të financuar disa prej rrëmbyesve të avionëve. Policia e arrestoi zotin El Motassadeq në nëntor në Hamburg, qytet ku banonin disa prej rrëmbyesve. Por deri tani ndaj tij nuk ishte ngritur ndonjë akuzë. Në tetor mjetet e shtypit njoftuan se El Motassadeq kishte thënë se e njihte Mohamet Attan, njëri prej rrëmbyesve, si dhe zotin Al Shehhi, por ai mohoi çdo lidhje me sulmet e 11 shtatorit.

XS
SM
MD
LG