Lidhje

SHBA ngre padi ndaj 6 myslimanëve - 2002-08-29


Shtetet e Bashkuara kanë ngritur padi kundër 6 myslimanëve, mes tyre edhe një shtetas amerikan, nën akuzat se kanë ndihmuar grupin al-Qaida në planifikimin e sulmeve brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara. Autoritetet në qytetin Seattle ngritën padi ndaj shtetasit amerikan dhe veprimtarit musliman, Ernest James Ujaama, nën akuzat se është përpjekur të ndihmojë al-Qaidën të hapë një kamp stërvitor në shtetin Oregon. Po dje, Departamenti i Drejtësisë ngriti padi kundër 5 personave në Detroit, nën akuzat se janë anëtarë të një njësie të fshehtë përkrahëse të al-Qaidës. Autoritetet gjetën në apartamentin e tyre një bllok shënimesh me plane të hollësishme për të sulmuar një bazë ushtarake amerikane në Turqi dhe një spital në Jordani.

XS
SM
MD
LG