Lidhje

Në takimin e Johanesburgut - 2002-08-30


Takimi botëror i nivelit të lartë mbi zhvillimin e pandërprerë, i cili filloi më 26 gusht në Johanesburg të Afrikës së Jugut, do të vazhdojë deri më 4 shtator. Është i pari takim i tillë i nivelit botëror, pas atij të Rio De Zhaneiros, të mbajtur 10 vjet më parë. Qëllimi i takimit të Johanesburgut ishte të bëhej vlerësimi i përparimit në drejtim të një zhvillimi të pasubvencionuar që nga viti 1992 dhe të rigjallëroheshin përpjekjet për t’iu përveshur punës lidhur me sfidat që shtrojnë problemet ekonomike sociale dhe të mjedisit, që u identifikuan në takimin e Rios.

Ndërmjet të tjerash Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të shtojnë përpjekjet për sigurimin e ujit të pijshëm dhe të shërbimeve sanitare, si edhe të shërbimeve energjitike të efektshme e moderne. Shtetet e Bashkuara janë po ashtu të përkushtuara për të pakësuar urinë dhe për të rritur prodhimtarinë bujqësore në vendet në zhvillim. Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, do të propozojë projektin e Partneritetit të Pellgut Pyjor të Kongos, që do të përmirësojë administrimin e pyjeve dhe jetën e njerëzve. Partneriteti për pyjet, krahas partneriteteve të tjera për ujin, energjinë dhe shëndetin, që Shtetet e Bashkuara do të propozojnë në takim, flasin për rëndësinë që Amerika i kushton rolit të përpjekjeve kooperuese publiko-private për të përballuar sfidat e kohës lidhur me zhvillimin e pasponsorizuar.

Siç ka thënë presidenti George Bush ekziston një ndarje që sa vete zgjerohet ndërmjet pasurisë e varfërisë, ndërmjet mundësive dhe mjerimit, e cila është një sfidë për humanizmin tonë dhe njëkohësisht një burim paqendrueshmërie. Për dekada, ka thënë presidenti Bush, suksesi i ndihmave për zhvillimin është matur vetëm duke u bazuar në burimet e shpenzuara dhe jo në rezultatet e arritura. Por derdhja e parave për një përpjekje të dështuar i ndihmon pak të varfërit dhe në fakt mund ta vonojë përparimin e reformave. Ne, tha presidenti, duhet të pranojmë një thirrje më të lartë, më të vështirë, më premtuese.

Takimi i Johanesburgut mund të marrë masa praktike. Nënsekretarja amerikane e Shtetit, për Çështjet Globale, Paula Dobriansky, tha se bërthama e mesazhit që Shtetet e Bashkuara çojnë në Johanesburg, është që “Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për aritjen e një begatie botërore. Për t’ia arritur kësaj, ka thënë Sekretari i Shtetit, Colin Powell, vendet duhet t’i hapin ekonomitë e tyre. Një studim i Bankës Botërore, vuri në dukje Sekretari Powell, zbuloi se gjatë viteve 1990 njëzet e katër vendet në zhvillim që i rritën më shumë tregtinë e tyre globale dhe investimet, rritën edhe të ardhurat për frymë të popullsisë, shumë më tepër sesa vendet që nuk ecën në këtë drejtim.

Siç ka theksuar sekretari i Shtetit, Powell, një zhvillim i vazhdueshëm është një maratonë dhe jo një vrap i shkurtër. Ai nuk vjen si rezultat i një takimi si ky i Johanesburgut, por si rezultat i përpjekjejeve të vazhdueshme globale të shumë faktorëve që punojnë së bashku për një periudhë kohe të gjatë.

XS
SM
MD
LG