Lidhje

BERZH: paqëndrueshmëria rrezikon zhvillimin në Maqedoni - 2002-08-30


Një bankë ndërkombëtare që financon zhvillimin në Evropën Lindore thotë se paqëndrueshmëria politike dhe korrupsioni në sektorin shtetëror po pengojnë zhvillimin ekonomik në Maqedoni.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me qendër në Londër thotë në një raport të publikuar dje se nëse dëshiron të luajë një rol më të madh në Evropë, Maqedonia duhet të forcojë vendosmërinë e saj për zbatimin e reformave demokratike.

Në raport thuhet se investimet e huaja në këtë vend vazhdojnë të jenë në nivel të ulët, vetëm në rreth 800 milionë dollarë. Maqedonia vuan edhe nga shkalla e lartë e papunësisë e varfëria në shkallë të gjerë, duke e bërë atë një nga vendet më të varfëra të Evropës.

Megjithë problemet ekzistuese në Maqedoni, banka theksoi përsëri vendosmërinë e saj për ta ndihmuar këtë vend të përmirësojë klimën për investime. Në raport thuhet se ndihma nga Banka për zhvillim do të përqendrohet në njësitë e vogla dhe të mesme afariste, zhvillimin e infrastrukturës dhe në përmirësimin e sistemit të furnizimit me energji, transportit dhe të sistemit financiar. Aktualisht, Banka Evropiane për Ristrukturim dhe Zhvillim ka 17 projekte në Maqedoni dhe ka caktuar më shumë se 300 milionë dollarë për investime në Maqedoni./kk

XS
SM
MD
LG