Lidhje

Qendrimi botëror ndaj  Irakut - 2002-08-30


Presidenti francez, Zhak Shirak, tha dje se vendimi për një fushatë ushtarake i takon Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vetëm në se Bagdati refuzon kthimin pa kushte të inspektorëve të armëve të Kombeve të Bashkuara, për të kontrolluar për armë të shkatërrimit në masë.

Gjermania dhe Suedia thonë se Uashingtoni duhet të konsultohet me aleatët e tij dhe të mos bëjë asgjë që dëmton Kombet e Bashkuara. Britania thotë se mund të propozojë caktimin e një afati brenda të cilit Iraku duhet të pranojë kthimin e inspektorëve të OKB-së.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Irakut, Naji Sabri, u takua me udhëheqës kinezë, për të siguruar mbështetje për një zgjidhje politike. Javën e ardhshme ai do të shkojë në Rusi, një tjetër kundërshtar i një operacioni ushtarak amerikan kundër Irakut./kk

XS
SM
MD
LG