Lidhje

Bush:"Shtatori të jetë muaj shërbimi" - 2002-08-31


Presidenti Bush thotë se vetmohimi dhe sakrifica e vullnetarëve amerikanë tregon se vendi po i përgjigjet së keqes me akte të pozitive.

”Ndërsa afron 11 shtatori, kujtime të dhimbshme të avionëve të rrëmbyer dhe të ndërtesave të goditura do të na dalin para. Por, krahas tyre, do të dalin edhe pamje të personave plot kurajë që u shkonin në ndihmë fqinjve nevojëtarë”, tha presidenti.

Në fjalimin javor të së shtunës në radio, presidenti bëri thirrje për një muaj shërbim gjatë shtatorit për të nderuar ata që humbën jetën në sulmet terroriste. Ai kërkon që më shumë amerikanë të marrin pjesë në programe vullnetare për të mësuar fëmijët të lexojnë apo për të mbledhur ushqime për të varfërit.

Më 11 shtator, presidenti do të shkojë në New York, ku do të marrë pjesë në ceremonitë në vendin ku më parë qendronin kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregëtisë. Të nesërmen, ai do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në fjalimin e tyre javor në radio, demokratët përshëndetën punonjësit amerikanë që treguan aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur gjatë krizës kombëtare. Anëtari demokrat i Dhomës s Përfaqësuesve, Martin Frost, tha se amerikanët duhet të vazhdojnë t’i mbledhin forcat për të gjallëruar ekonominë amerikane. /az

XS
SM
MD
LG