Lidhje

Rusia duhet të respektojë integritetin territorial të Gjeorgjisë - 2002-08-31


Avionët ushtarakë rusë bombarduan pa dallim disa fshatra në veri të Gjeorgjisë, duke vrarë të paktën një civil. Qeveria e Gjeorgjisë dhe vëzhgues të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë i konfirmuan sulmet, që përbëjnë një shkelje të sovranitetit të Gjeorgjisë.

Avionët luftarakë rusë kryen sulme në afërsi të luginës së Pankisit, rajon ku, sipas njoftimeve, strehohen ekstremistët islamikë që mund të kenë lidhje me organizatën terroriste të Al-Kaidës. Luftëtarët çeçenë gjithashtu mendohet se jetojnë atje në gjirin e rreth 4 mijë refugjatëve, tqë u larguan nga Çeçenia pas vitit 1999. Lugina e Panikisit ndodhet në afërsi të Çeçenisë, ku separatistët guerrilas luftojnë për pavarësinë nga Rusia që prej 8 vjetësh. Rusia e ka akuzuar Gjeorgjinë se nuk bën sa duhet për pastrimin e Luginës së Pankisit nga militantët islamikë dhe luftëtarët çeçenë dhe la të kuptohet se duhet të lejohet hyrja e trupave ruse në luginë.

Gjeorgjia nuk e pranon këtë. Presidenti Eduard Shevarnaze tha se qeveria e tij tashmë po e zbaton ligjin. ”Me urdhërin tim, tha ai, forcat e Ministrisë së Brendshme dhe forcat speciale të Gjeorgjisë kanë hyrë në Luginën e Pankisit. ”Synimi ynë, tha tha presidenti Shevërnaze, është rivendosja e qëndrueshmërisë dhe largimi nga vendi i elementëve kriminalë që mund të kenë mbetur atje.”

Ndërsa trupat e Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë hynë në rajon, trupat e ushtrisë gjeorgjiane u vendosën në afërsi të Luginës së Pankisit. Siç tha Ministri gjeorgjian i Mbrojtjes, David Tevaze, ”ushtria nuk po merr pjesë në operacionet e policisë, por ajo po krijon kushtet për policinë që ta kryejë më mirë detyrën.”

Sulmet ushtarake ndaj territorit të Gjeorgjisë nga Rusia vetëm se do të shtojnë tensionin midis të dy vendeve. Rusia duhet të respektojë integritetin territorial të Gjeorgjisë. Rusët dhe gjeorgjianët duhet të koordinojnë me njëri-tjetrin në lidhje me problemin e Pankisit, por ata duhet të merren me problemin e luftëtarëve çeçenë dhe terroristët ndërkombëtarë në territoret e tyre. Dhe së fundi, duhet arritur një marrëveshje politike për konfliktin e Çeçenisë. Paqja atje do të sjellë më tepër qëndrueshmëri, si për Gjeorgjinë, edhe për Rusinë. /az

XS
SM
MD
LG