Instituti Kombëtar Demokratik Amerikan shprehet i shqetësuar me zhvillimet e fundit të dhunshme në Maqedoni, për të cilat mendon se mund të kenë pasoja mbi procesin e zgjedhjeve parlamentare të 15 shtatorit.
Kjo organizatë u bën thirrje partive politike dhe autoriteteve të vendit për një angazhim më të madh në qetësimin e situatës dhe për krijimin e hapësirës e mundësisë për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje në mënyrë që të bëjnë lirisht fushatën elektorale. /az