Lidhje

Tarik Aziz tha se do të takohet sot me Kofi Annan në Johanesburg - 2002-09-02


Zëvendës-kryeministri i Irakut, Tarik Aziz, tha se do të takohet sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan në takimin e nivelit të lartë të Tokës në Johanesburg për të diskutuar mbi krizën midis Shteteve të Bashkuara dhe Irakut.

Zoti Aziz tha se Iraku mund të lejojë kthimin e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara, të ngarkuar për të kërkuar për armë të ndaluara si pjesë e një marrëveshjejeje për ti dhënë fund krizës me Shtetet e Bashkuara.

Washingtoni thotë se udhëheqësi irakian Saddam Husein duhet të përmbyset nga pushteti para se të zotërojë armë bërthamore dhe ti përdorë ato për të vënë nën kontroll naftën e Lindjes së Mesme. Presidenti Saddam thotë se Washingtoni kërkon përmbysjen e tij nga pushteti në mënyrë që të kontrollojë burimet e naftës në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Irani i bëri thirrje Irakut që të lejojë rikthimin e inspektorëve të armëve në mënyrë që të hedhë poshtë pretendimet se ka armë të ndaluara. Por një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane tha dje se zyrtarët irakianë kanë një histori që bëjnë gabimet më të rënda në kohët më kritike.

XS
SM
MD
LG