Lidhje

Shpërthim para zyrës së Ali Ahmetit - 2002-09-02


Policia maqedonase thotë se një granatë shpërtheu para zyrës së kryetarit të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, më pak se dy javë para zgjedhjeve parlamentare të 15 shtatorit.

Zyrtarët thonë se askush nuk u plagos nga shpërthimi i sotëm, që shkaktoi vetëm dëmtime të lehta në zyrën e zotit Ahmeti në Shkup.

Zoti Mehmeti ishte drejtuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që vitin e kaluar ndërmori një kryengritje për të kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët e Maqedonisë.

Më pas UÇK-ja u çarmatos dhe u shpërnda, pas një marrëveshjeje paqeje të arritur me ndërmjetësimin perëndimor, që i dha fund konfliktit të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG