Lidhje

Amnesty International kritikon disa vende të BE-së - 2002-09-03


Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, me seli në Londër, kritikoi disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, që po shqyrtojnë mundësinë e marrëveshjeve me Shtetet e Bashkuara, për të përjashtuar amerikanët nga juridiksioni i Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Në një raport të publikuar dje, Amnesty International vinte në dukje se marrëveshje të tilla të dyanshme përbëjnë shkelje të traktatit për krijimin e gjykatës. Javën e kaluar, Britania e Madhe dhe Italia, vende anëtare të Bashkimit Evropian, lanë të kuptohet se mund të nënshkruajnë marrëveshje të dyanshme me Shtetet e Bashkuara. Administrata e presidentit Bush mendon se amerikanët mund të bëhen viktima të padive penale, të motivuara politikisht dhe të paraqiten për t’u gjykuar para gjykatës së re.

XS
SM
MD
LG