Lidhje

Powell mohon njoftimet për përçarje në rradhët e administratës - 2002-09-04


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, tha se zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Bush po debatojnë rreth politikës amerikane ndaj Irakut, por ai nuk u kushtoi ndonjë rëndësi njoftimeve për përçarje në radhët e tyre.

Sekretari Powell u tha zyrtarëve se synimi i debatit është që presidentit Bush t’i paraqiten pikëpamje të ndryshme nga anëtarët e kabinetit rreth çështjes së Irakut.

Zoti Powell tha gjithashtu se administrata amerikane i ka intensifikuar kontaktet me miqtë dhe aleatët për këshillime lidhur me përgjigjen që duhet t’i jepet atij që ai e cilëson si kërcënim nga armët irakiane të shkatërrimit në masë.

Kryeministri britanik, Tony Blair, tha dje se vazhdimi i përpjekjeve irakiane për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë nuk është problem vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Britaninë dhe pjesën tjetër të botës.

Udhëheqësi britanik tha se Iraku paraqet një kërcënim real dhe të veçantë ndaj sigurisë së rajonit dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar. Ai theksoi se çështja se çfarë duhet bërë për të përballuar këtë kërcënim është në diskutim e sipër.

XS
SM
MD
LG