Lidhje

Dita e fundit e takimit të nivelit të lartë mbi Tokën - 2002-09-04


Takimi botëror i nivelit të lartë mbi zhvillimin e qendrueshëm u jep fund sot punimeve në Johanesburg të Afrikës së Jugut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, mbajti një fjalim në sesionin përfundimtar të konferencës 10 ditëshe. Sekretari Powell mbrojti politikën amerikane ndaj çështjeve globale të mjedisit dhe të zhvillimit. Mirëpo, zoti Powell u prit me fishkëllima kur foli rreth çështjeve delikate të ndryshimeve klimatike, politikës së energjisë dhe ushqimeve të ndryshuara gjenetikisht.

Veprimtarët e mbrojtjes së mjedisit kritikuan një plan veprimi që pritet të miratohet nga delegatët. Plani parashikon një rritje të ndjeshme në përdorimin e burimeve të përtritëshme energjetike, por nuk cakton afate dhe objektiva, të cilat kundërshtohen nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë amerikane, Colin Powell, zhvilloi një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano.

XS
SM
MD
LG