Lidhje

Amnesty International kritikon Britaninë - 2002-09-05


Organizta Amnesty International akuzoi Britaninë për shkelje serioze të të drejtave të njeriut lidhur me trajtimin e të dyshuarëve si terroristë, pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Në një raport të publikuar sot, grupi i të drejtave të njeriut kritikon ato që i cilëson si kushte të rënda fizike në burgun e sigurisë së lartë, ku mbahen të dyshuarit. Amnesty International bëri thirrje për ndryshime në ligjin e ri britanik kundër terrorizmit, sipas të cilit autoritetet mund të ndalojnë të dyshuar të huaj si terroristë dhe t’i mbajnë ata për një kohë të pacaktuar.

Në raport kritikohet edhe trajtimi nga ana e zyrtarëve britanikë e amerikan i 7 britanikëve që mbahen në bazën detare amerikane në Guatanamo të Kubës. Organizata e të drejtave të njeriut thotë se gjatë marrjes në pyetje nga ana e zyrtarëve amerikanë dhe britanikë, atyre u është mohuar statusi i robërve të luftës dhe e drejta e këshillimeve ligjore.(xh)

XS
SM
MD
LG