Lidhje

Ushtarë maqedonas goditen nga territori i Kosovës - 2002-09-05


Autoritetet maqedonase thonë se sot u hap zjarr kundër një patrulle ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën. Ky është incidenti më i fundit i dhunës para zgjedhjeve parlamentare të 15 shtatorit në këtë vend.

Zyrtarë të ministrisë maqedonase të Mbrojtjes thonë se persona të panjohur hapën zjarr nga territori i Kosovës kundër patrullës ushtarake në afërsi të vendkalimit kufitar të Blacës. Patrulla hapi zjarr, duke detyruar sulmuesit të ikin. Njoftohet se nga pala maqedonase nuk pati të dëmtuar.//kk

XS
SM
MD
LG