Lidhje

Koshtunica fillon zyrtarisht fushatën presidenciale - 2002-09-05


Presidenti i Jugosllavisë, Vojisllav Koshtunica, filloi zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

Pasi paraqiti një formular me më shumë se 14 mijë firma në mbështetje të kandidaturës së tij, zoti Koshtunica tha se është i bindur që do të fitojë, përndryshe nuk do të konkuronte.

Sipas një ankete të botuar në numrin e sotëm të gazetës Blic, zoti Koshtunica me pikëpamjet të moderuara nacionaliste, kryeson me një diferencë të vogël ndaj ekonomistit liberal, Miroljub Labus, dhe kandidatëve të tjerë që do të konkurojnë në zgjedhjet e 29 shtatorit. Në vend të tretë renditet ultranacionalisti Vojisllav Sheshelj, i cili gëzon mbështetjen e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

Posti aktual i zotit Koshtunica si president i Jugosllavisë do të eliminohet pasi udhëheqësit e vendit të bien dakort mbi një kushtetutë të re për një shtet të ristrukturuar që do të zëvendësojë Jugosllavinë aktuale.//kk

XS
SM
MD
LG