Lidhje

Nano: lufta për forcimin e institucioneve do të jetë e pandërprerë - 2002-09-05


Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano tha se në takimin e djeshëm me Sekretarin amerikan të Shtetit, Colin Powell, kishte biseduar për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Zoti Nano shprehu në një intervistë për Zërin e Amerikës angazhimin për ta kthyer klimën e mirëkuptimit dhe partneritetit me opozitën “në një investim për shëndoshje të institucioneve, integrimin e interesave të opozitës në jetën institucionale, përmirësimin e administratës publike dhe për kryerjen e reformave ekonomike”

Kryeministri Nano se qeveria po i godet trafiqet që në rrënjët e tyre dhe strukturën e elementeve kriminale që synojnë t’i kthejnë këto trafiqe në një tregëti fitimprurëse.

Kryeministri Nano tha se ka angazhuar strukturat qeveritare dhe parlamentare për përmirësimin e kuadrit ligjor, në drejtim të përmirësimit të punës së sistemit gjyqësor.

Po ashtu po punohet në drejtim të sistemit ligjor dhe administrativ për futjen e profesionistëve të zotë në strukturat e drejtësisë. Kryeministri i Shqipërisë tha se po konsolidohet edhe pavarësia dhe mbështetja financiare e punonjësve të drejtësisë.

Zoti Nano, i cili u takua në Johanesburg me Ministrin e Jashtëm grek, Papandreu pranoi se ka tensione në marrëdhëniest mes Shqipërisë dhe Greqisë, por shtoi se ato janë pozitive sepse angazhojnë qeveritë dhe administratat për të zgjidhur problemet.

Ai e quajti kapërcimin e probleme të vjetra, siç është ligji i luftës mes dy vende, si bazë të marrëdhënieve dypalëshe.

Zoti Nano u takua në Afrikën e Jugut edhe me presidentin jugosllav Kostunica dhe theksoi se ai nuk ka dhënë ndonjë shenjë çekuilibri dhe simpatie në marrëdhiet me Beogradin dhe Prishtinën, që mund të bëhej objekt kundërshtimi. Ai tha se ka patur kontakte të njëjta si me udhëheqësit e Kosovës, ashtu dhe me drejtuesit institucioneve që pasuan largimin e Milloshviçit, në Jugosllavi.

“Janë të gjitha premisat që në drejtim të marrëdhënieve në rajon të ecet me të njëjtën filozofi të integrimit euroatlantik dhe reforma. Këto nuk mund të bëhen nëse nuk konsolidohen marrëdhëniet në rajon dhe pa realizuar barazinë e të drejtave kushtetuese mes etnive”, tha zoti Nano.

Lidhur me zgjedhjet e 15 shtatorit në Maqedoni, kryeministri i Shqipërisë shprehu bindjen se ato do të sjellin maxhoranca të qëndrueshme politike, të prirura nga bashkëjetesa.//kk

XS
SM
MD
LG