Lidhje

Dyshime mbi objekte bërthamore në Irak - 2002-09-06


Gazeta New York Times shkruan se ekspertët që po studiojnë fotografi të objekteve bërthamore të Irakut kanë vënë re ndryshime të pashpjegueshme. Gazeta amerikane shkruan se inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët po studiojnë fotografi të marra nga satelitë civilë që kur inspektorët ndërkombëtarë të armëve u larguan nga Iraku në dhjetor të vitit 1998. Bagdadi nuk ka lejuar kthimin e tyre në Irak. Kreu i ekipit të ekspertëve, fizikani francez Zhak Baute, i tha gazetës New York Times se fotografitë lënë të kuptohet se Iraku mund të jetë angazhuar në veprimtari të ndaluara, por ekipi i tij nuk mund të arrijë në ndonjë përfundim.//kk

XS
SM
MD
LG