Lidhje

Shqiptaro-Amerikanët përkujtojne 11 Shtatorin - 2002-09-06


Edhe shqiptarët e Amerikes e perkujtojnë me dhimbje një vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Kryetari i bashkësive islame shqiptare për Amerikën e Kanadanë, Imam Vehbi Ismaili shpreh dhimbjen për viktimat e këtyre sulmeve mes të cilve kishte edhe shqiptarë por edhe myslimanë.

Imam Vehbiu thotë se terroristët që e quajnë veten islamikë dhe qe thone se luftojnë në emër të Allahut, janë pikërisht ata armiqtë më të mëdhenj të fesë islame.

Imam Vehbiu thotë se ngjarjet e 11 shtatorit shkaktuan dhimbje vecanërisht tek të gjithë ata që besojnë në parimet e tolerancës fetare dhe përsa i përket tolerance fetare, thotë ai, shqiptarët kanë një përvojë të suksesëshme nga e cila bota mund të mësojë shumë.

Imam Vehbi Ismaili lindi në Shkodër ne vitin 1919.Studimet fetare i filloi në medresenë e Tiranës por me pushtimin fashist ai iku nga vendi. Imam Vehbi Ismaili kreu studimet fetare në Egjipt nga ku me 1949 u thirr në Shtetet e Bashkuara për të marre përsipër udhëheqjen fetare të komunitetit shqiptar mysliman në Detroit të shtetit Michigan. Më 1963 shqiptarët ndërtuan xhaminë e tyre në Harper Woods dhe me këtë rast ata i bënë imamit të ri një pikturë me portretin e tij.

Pas 30 vjetësh më1993, imam Vehbi Ismaili u zgjodhgj kryetar i bashkësive islame shqiptare në Amerikë e Kanada, ku përfshihen gjithsej 14 xhami.

Në Moshë të thyer, 83 vjeç, Imam Vehbi Ismaili pak nga pak po ua lë vendin të rinjve, për të cilët thotë se jane shumë të përgatitur.

Në një vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Imami shqiptaro amerikan lutet për shpirtërat e viktimave dhe që Zoti ta ruajë Amerikën nga çdo e keqe.

XS
SM
MD
LG