Lidhje

Presidenti Bush takohet me kryeministrin britanik Blair - 2002-09-06


Kryeministri britanik, Tony Blair, thotë se Sadam Huseini duhet ta kuptojë që bota do të detyrojë zbatimin e rezolutave të Kombeve të Bashkuara mbi Irakun.

Udhëheqësi britanik tha dje, pas takimit me presidentin Bush në vendpushimin presidencial Camp David, se udhëheqësi irakian po ndërton armë të shkatërrimit në masë, pasi mendon që komunitetit ndërkombëtar i mungon vullneti për ta ndaluar atë.

Kryeministri Blair e cilësoi Irakun si një kërcënim real dhe serioz ndaj qendnrueshmërisë botërore që duhet përballuar. Ai theksoi se ende nuk është marrë ndonjë vendim se si të veprohet kundër udhëheqësit irakian.

Para bisedimeve të djeshme, presidenti Bush tha se fotografi të sapo publikuara përmbajnë të dhëna bindëse se Iraku po ndërton armë të shkatërrimit në masë dhe se mund të jetë shumë afër prodhimit të armëve bërthamore.

Ai përmendi fotografi të paraqitura ditën e premte nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, të cilat përmbajnë pamje të atyre që zyrtarët i cilësojnë si ndërtime të reja të pashpjegueshme në objektet irakiane të armëve. Këto objekte janë vizituar nga inspektorët ndërkombëtarë të armëve, të cilët kërkonin për të dhëna rreth eksizstenës së një programi armësh bërthamore.

Presidenti Bush përmendi edhe një raport të vitit 1998, të përgatitur nga inspektorët e armëve para se ata të merrnin urdhër për t’u larguar nga Iraku. Në raport paralajmërohet se Bagdadit i nevojitej vetëm edhe gjashtë muaj kohë për ndërtimin e një bombe bërthamore.

Presidenti Bush tha se nuk e kupton se çfarë provash të tjera nevojiten për të treguar se Sadam Huseini duhet të përmbyset nga pushteti.

Gazeta New York Times citon zyrtarë të Shtëisë së Bardhë të kenë thënë se Iraki i ka intensifikuar përpjekjet për ndërtimin e një bombe bërthamore.

Gazeta thekson se Bagdadi është përpjekur të blejë mijëra tubacione të veçanta alumini që përdoren për pasurimin e uraniumit. Zyrtarë amerikanë thonë se këto dërgesa janë ndaluar, por nuk pranuan të jepnin hollësi se si apo kur ishin kapur ato apo se kush ia kishte shitur Irakut.

The New York Times citon edhe irakianë të arratisur të kenë thënë se Bagdadi e ka bërë sigurimin e armëve bërthamore një nga përparësitë e tij kryesore.//XH

XS
SM
MD
LG