Lidhje

Presidenti Moisiu kërkon refoma për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë shqiptare - 2002-09-06


Presidenti i republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, i kërkoi parlamentit të ndërmarë një reformë të plotë ligjore dhe institucionale për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë shqiptare. Në një mesazh dërguar dje deputetëve, kreu i shtetit ka sugjeruar që parlamenti të orientohet më shumë edhe drejt alternativave të zhvillimit ekonomik. Presidenti Moisiu është shprehur se do të përkrahë gjithashtu reformat në institucionet e rëndësishme të vendit por duke theksuar se çdo ndryshim duhet të bëhet, sipas tij me transparencë dhe kur të jetë i nevojshëm./ic

XS
SM
MD
LG