Lidhje

Maqedoni: shpërthim në një restorant me shqiptarë - 2002-09-06


Një shpërthim goditi sot herët kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin, duke plagosur një 13 vjeçar dhe dëmtuar dritaret e një restoranti, që frekuentohet nga shqiptarë.

Zyrtarët thonë se djali u godit nga xhamat e thyera të dritarvet, por nuk është plagosur rëndë.

Shpërthimi i sotëm pason disa të tjerë që kanë ndodhur brenda dy javësh, duke rritur tensionet para zgjedhjeve parlamentare të 15 shtatorit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit.//kk

XS
SM
MD
LG