Lidhje

Rifillojnë patrullimet ajrore mbi New York dhe Washington - 2002-09-07


Avionë ushtarakë amerikanë rifilluan patrullimet e pandërprera mbi New York dhe Washington.

Pentagoni thotë se fluturimet patrulluese 24-orëshe kundër terrorizmit filluan dje.

Nuk është e qartë nëse shtimi i patrullave ka lidhje me ndonjë rrezik të përcaktuar, apo bëhet për shkak të afrimit të përvjetorit të parë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Departamenti amerikan i mbrojtjes i filloi patrullimet e pandërprera pas sulmeve në New York dhe Washington.

Fluturimet u rralluan pak nga pak në prill pasi zyrtarët ushtarakë u ankuan se mbkiqyrja e vazhdueshme ajrore ishte e shumë e kushtueshme.//kk

XS
SM
MD
LG