Lidhje

Terroristët që sulmuan Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë karakterit amerikan - 2002-09-08


Terroristët që sulmuan Shtetet e Bashkuara me 11 shtator, i shpallën luftë karakterit amerikan. Ata shkatërruan kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregëtisë në qytetin e New Yorkut dhe dëmtuan ndërtesën e Pentagonit në periferi të Washingtonit. Më shumë se 3 mijë burra, gra dhe fëmijë humbën jetën. Dhe, siç ka thënë presidenti Bush, ”ata vunë në provë vullnetin tonë. Ata vunë në provë fuqinë tonë”.

Shtetet e Bashkaura e vlerësojnë jashtë mase lirinë. Amerika e vlerëson idenë e shprehjes së lirë të mendimeve. Amerika e vlerëson lirinë e shtypit dhe lirinë e fesë. Amerikanët besojnë se çdo individ ka vlerën e tij, çdo individ ka një qëllim të tij, çdo individ është i rëndësishëm.

Por terroristët e Al-Qaidës nuk i shohin gjërat kështu. Ata nuk e respektojnë jetën njerëzore apo një sistem vlerash që i jep vendin kryesor individit. ”Ata kanë marrë peng islamin, një fe madhështore, tha presidenti Bush, dhe janë të gatshëm të vrasin njerëz të pafajshëm në emër të pikëpamjes së tyre të neveritshme për të ardhmen”.

Osama bin Laden dhe grupi i tij terrorist Al-Qaida mund të kenë menduar se Shetet e Bashkuara janë aq materialiste dhe egocentrike, sa që nuk do të ishin në gjendje t’u përgjigjeshin sulmeve terroriste. Por ata nuk e kishin kuptuar mirë Amerikën.

”Nuk ka asnjë shpellë që të thellë dhe aq të errët sa të arrijë t’i fshihet krahut të gjatë të drejtësisë së Shteteve të Bashkura dhe miqve e aleatëve tanë”, tha presidenti Bush. Fatkeqësisht, ”për sa kohë që ky armik të ekzistojë, terroristët do të përpiqen të na sulmojnë sërish,” tha presidenti. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur ”ështje ndjekja e këtyre vrasësve, një nga një, dhe nxjerrja e tyre para drejtësisë. Dhe kështu do të veprojmë, shtoi presidenti. Nuk ka rëndësi se sa kohë do të duhet për arritjen e këtij objektivi.”

Siç ka thënë presidenti Bush, ”do të na duhet të kapërcejmë pengesa të rrezikshme, por pas zhdukjes të së keqes që sollën këta vrasës, do të vijë paqja”. Ndërkohë që paqja është objektivi ynë, tha presidenti, ”ne duhet të qendrojmë të fortë, të vendosur e të patundur. Dhe ne mund të arrijmë paqen, tha presidenti Bush. //ze

XS
SM
MD
LG