Lidhje

Centralet e energjisë bërthamore objektivi fillestar i al-Qaidës - 2002-09-08


Dy anëtarë të lartë të Al-Kaidës citohen të kenë thënë se objektivi fillestar i sulmeve terroriste të 11 shtatorit ishin centralet amerikane të energjisë bërthamore.

Dy anëtarët e Al-Kaidës i bënë këto komente për gazetarin Yosri Fuda, të rrjetit televiziv Al-Xhazira me bazë në Katar. Sipas zotit Fuda, të dy personat thanë se ata vendosën të mos sulmonin centrale bërthamorë nga frika se dëmet mund të dilnin jashtë kontrollit.

Dy anëtarët e al-Qaidës janë identifikuar si Ramzi bin al-Shaibah dhe Khaled al-Sheikh Mohammad, që të dy ndër terroristët më të kërkuar nga FBI-ja. Zyrtarë amerikanë thonë se zoti Mohammad është një prej udhëheqësve të Al-Kaidës, që u ka shpëtuar forcave të rendit.

Gazetari i Al-Xhazirës thotë se i intervistoi dy anëtarët e Al-Kaidës në Pakistan në muajin qershor. Rrjeti televiziv me bazë në Katar ka në plan ta transmetojë intervistën të enjten në audio. //ze

XS
SM
MD
LG