Lidhje

Bie mbështetja për politikën e jashtme të Presidentit Bush - 2002-09-08


Një anketë e re e opinionit publik tregoi se vlerësimi ndaj administratës së presidentit Bush mbetet ende i lartë, por mbështetja për mënyrën se si ai po e trajton politikën e jashtme ka rënë ndjeshëm.

Nga sondazhi i rrjetit televiziv amerikan CBS dhe gazetës The New York Times doli se 63 për qind e të anketuarve miratojnë metodën e punës së presidentin Bush. 54 për qind e të anketuarve mbështesin politikën e jashtme të ndjekur nga presidenti Bush, një rënie e ndjeshme kjo nga 68 për qind që ishte kjo shifër 2 muaj më parë.

Sipas anketimit, 68 për qind e të anketuarve mbështesin veprimet ushtarake amerikane kundër Irakut për të rrëzuar Sadam Huseinin nga pushteti. Megjithatë, një shumicë prej 56 për qind e të anketuarve mendojnë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin më shumë kohë Kombeve të Bashkuara për të realizuar kthimin e inspektorëve të armëve në Iraq.//kk

XS
SM
MD
LG